Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku në Itali me 20 kg kokainë.

Balla është shprehur shumë shkurt, duke theksuar se PS kërkon që “ligji të godasë mbi këdo”.

“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo ,PS përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë. Ky është qëndrim i qartë i yni që s’bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo.

I pyetur gjithashtu nëse Partia Socialiste i filtron apo jo përfaqësuesit që zgjedh t’i paraqesë shqiptarëve në fushata, Balla tha se “personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni dhe përfaqësimi nga PS dhe është humbje kohe të diskutojmë për këtë çështje”.

Artikulli paraprakREGJISTROHEN 48 RASTE AKTIVE ME KORONAVIRUS NË KOSOVË
Artikulli tjetërNDËRRON JETË KRYETARI I SHOQATËS SË MISIONARËVE TË PAJTIMIT TË GJAQEVE NIKOLLË SHULLANI