Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka votuar ndërsa u pyet nga gazetarët edhe për arrestimin e tre zyrtarëve që u kapën me pako ushqimore me të cilat dyshohet se po merrnin vota për Spahinë. Ai tha se e gjitha ishte inskenim politik me qëllim për t’i hedhur baltë fushatës.

“I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të vërshojnë drejt kutive të votimit dhe ta kthejnë në festë të madhe këtë ditë të veçantë për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë. Është një ditë kur qytetarët, shkodranët ti kthejnë edhe njëherë Shkodrës së artit, kulturë larg krimit dhe korrupsionit, i ftoj të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën qytetare nëpërmjet votës së tyre.

Kemi vazhdimisht, jo vetëm gjatë ditës së sotme, shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje strukturave që e kanë për detyrë të garantojnë lirinë e votimit, qetësinë për qytetarët në këtë ditë të shënuar. Inskenim politik që synoi të hidhte baltë të një fushatë që po shkonte mirë. Qytetarët do flasin me votën e tyre dhe masivitetin. Kemi pas një vonesë në hapjen e qendrave të votimit”, tha Bardh Spahia.

Artikulli paraprakDO T’I FUTESH POLITIKËS? LUIZ EJLLI VOTON NË SHKODËR: DO E DISKUTOJ ME RAMËN
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ZGJEDH SOT QEVERISJEN VENDORE, JA SA ËSHTË PJESËMARRJA DERI NË MESDITË