Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme nga Prokuroria Shkodër ka rezultuar se punonjësit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, në mospërmbushje të rregullt të detyrës nuk marrin masat administrative të duhuara ndaj subjekteve tregtare, të cilat ushtrojnë aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjet tatimore.Gjatë periudhës analizuese rezulton se punonjësit e Drejtorisë Rajonale Shkodër sipas urdhërave të punës kanë qenë të angazhuar me shërbim për kontrollin e subjekteve tregtare, nëse ata ushtrojnë aktivitet tregtar në përputhje me legjislacionin tatimore në fuqi.

Nga të dhënat e grumbulluara në kuadër të veprimeve hetimore të këtij procedimi penal, rezulton se punonjësit e Drejtorisë  Rajonale të Tatimeve Shkodër, në mospërmbushje të rregullt të detyrë, nuk kanë marrë masa administrave ndaj subjekteve tregtare të kontrolluara, të cilët janë konstatuar se ushtrojnë aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjin tatimor.Nga të dhënat e marra rezulton se punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër,  të sipërcituar, përkundrejt marrjes së rryshfetit dhe shpërblimeve nga subjetet tregtare nuk marrin masat administrative për shkeljet e konstatuara. Shkeljet e konstatuara tek subjektet tregtare, që ushtrojnë aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjin tatimor, për të cilët punonjësit e sipërcituara nuk kanë marrë masa administrative, me qëllim mbledhjen e detyrimeve, janë:

Konstatimi i printerave jofiskalë dhe lëshimi nga subjektet tregtare i kuponave jotatimor;

Mosplotësimi i dokumentacionit të plotë tatimor, ndërkohë që është pasiv në organet tatimore, ushtron aktivitet tregtar;

Mosregjistrimi dhe mosdeklarimi i punonjësve në organet përkatëse;

Shitja e mallrave pa faturë ( rasti i marketeve);

Modeklarimi i çmimit real të shitjes së produkteve dhe shërbimeve ( në rastin e hoteleve);

Mosafishimi i listës së cmimeve;

Mosafishimi i posterit tatimor;

Mosafishimi i certifikatës së regjistrimit (QKR).