Karabinierët në Rimini në bashkëpunim me kolegët e tyre në Lecce kanë bllokuar 3 korrierë droge që ishin gati ta përmbytnin bregdetin e Adriatikut me 250 kg marihuanë.

Mediat italiane njoftojnë sot kanë përfunduar në pranga në Torre Chianca në Lecce, dy shqiptarë, 36 dhe 29 vjeç me banim në San Gimignano dhe Rimini, që të dy të njohur nga Policia si dhe një italian nga Brindizi.

Fillimi i këtij operacioni policor ishte në Rimini në 14 shkurt kur në një ndarje të autostradës në jug të Riminit u arrestua një shqiptar me 65.5 kg marihuanë të fshehur në bagazhin e një makine Renault Scenic.

Vazhdimi i hetimeve, me hetuesit që kanë kontrolluar të gjitha të dhënat telefonike të të huajve, ka lejuar të mësohet se nga vinin dhe për të zbuluar se qyteti i Lecce, në veçanti bregdeti i saj, ishte pika e mbërritjes së lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe që përfundonte për t’u shitur në sheshet kryesore të Italisë.

Me mbështetjen e forcave të Lecce, hetuesit në Rimini kanë vëzhguar në veçanti shtëpitë e pabanuara në zonën që do të përdorej si vend depozitimi. Gjatë vëzhgimit ëhstë parë një person që në bordin e një makine Mazda 5 kishte hyrë në njërën prej tyre.

Policia ka hyrë ën veprim duke bllokuar 47-vjeçarin me 47 pako marihuanë me një total prej 76 kg marihuanë dhe peshore për fëmijët.

Gjatë një kërkimi tjetër në një pronë të një italiani, 50 m larg nga e para, u gjetën 121 kg lënë narkotike e ndarë në 76 pako.

Edhe makina që përdorte 43-vjeçari ishte e mbushur me “bar” dhe aty në bagazh u zbuluan edhe 53 kg të tjerë.

Makina ishte e regjistruar nga një shqiptar dhe patrulla e zonës ka zbuluar dy të huajt, 36 vjeç dhe 29 vjeç, që ishin fshehur pas një dune në plazh.
Hetimet në telefonat e tyre celularë kanë treguar një seri mesazhes nga të dyja palët që tregonin se shqiptarët kishin blerë nga italiani sasi të mëdha marihuane.

Të tre u arrestuan me akuza të rënda dhe në total iu konfiskuan 250 kg drogë që vlente rreth 1 milion euro.