Arrestohen 2 shqiptarë në mesin e një grupi kriminal prej 18 vetësh

Edhe 2 shqiptarë janë arrestuar në mesin e një grupi kriminal prej 18 personash të prangosur tashmë nga Policia greke, në kuadrin e një operacioni të zhvilluar në shkallë të gjërë në Arta dhe Prevezë, citon mediat greke Syri.net. 18 anëtarët e grupit kriminal ishin të moshës nga 23 deri në 78 vjeç dhe ndër ta vetëm një është grua. Sipas deklaratës së Policisë greke, në të arrestuarit janë pesë liderët e rrjetit dhe dy shqiptarë. Nga operacioni u kapën 240 gram heroinë, peshore me precision, shtatë makina, një automatik dhe 38 telefona celularë. Dosja e tyre i kaloi prokurorisë së Artës.