Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia ka arrestuar Shkëlqim.S, 58 vjeç, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij Silueta S,48 vjeçe. Po ashtu janë vënë në praga 2 persona të cilët drejtonin makinat pa leje qarkullimi. Të arrestuarit janë Bledar.K, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Jurgen.C, 18 vjeç, banues në Paskuqan. Gjithashtu policia pas një kontrolli të ushtruar në rrugën e “Dajtit” në Tiranë,ka prangosur Mariglen.T, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu gjet në makinën tip “Benz” 1.4 gram lëndë narkotike të llojit kanabis Njoftimet e plota nga Policia e Tiranës: Më datë 24.09.2017, u arrestua shtetasi Shkëlqim S., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e ‘‘Kavajës“, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Silueta S., 48 vjeçe, të cilës i‘u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal. 2. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Mariglen T., 24 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e ‘‘Dajtit“, jashtë mjetit tip ‘‘Benz“ i‘u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal. 3. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Bledar K., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi në në rrugën “Berisha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal. 4. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Jurgen C., 18 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz, pa leje drejtimi dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sokol K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Demokracia”, pranë urës së Paskuqanit, shtetasi J. C., duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorrin e markës “Lifan”, , është përplasur me mjetin e tip “Benz”, me drejtues S. K., dhe për pasojë është dëmtuar J. C., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.