Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-Ndue Podja, 37 vjeç, banues në Shkodër. -Mikel Podja, 31 vjeç ,banues në Shkodër. -Luçe Podja, 58 vjeç, banuese në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi pranë banesës ku banonin në tokën e tyre, në fshatin Bene, në Shllak, u gjetën të kultivuara bimë narkotike Canabis Sattiva. -Ndue Zhuri, 72 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Benë gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale material bimor në formë boçe Marijuanë, ku pas peshimit rezultuan me peshë totale 2 kg 111.2 gram.

Artikulli paraprakSTERKAJ: NUK JAM PESIMIST, PS DUHET TË REFORMOHET
Artikulli tjetërKILI, NJE TERMET 8.3 BALLE GODET KRYEQYTETIN SANTIAGO