Arrestohen duke vjedhur Gazsjellësin TAP, tre rojet private që duhej ta ruanin

Policia e Fierit ka arrestuar tre rojet private që duhej ta ruanin firmën nënkontraktore të Gazsjellësit TAP si dhe një tregtar që u kishte blerë atyre tranversat që vidhnin. Tre rojet private vidhnin naftën dhe tranversat e kompanisë. Policia e Fierit njoftoi se ata kishin vjedhur duke shpërdoruar detyrën, ndaj i arrestoi në flagrancë 3 punonjësit e SHPSF “Pelikani” dhe 1 shtetas tjetër për korrupsion pasiv. Të arrestuarit janë: 1.Piro Gjini, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier. 2.Endri Buzi, 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. 3.Hyqmet Gremi, 40 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti’, Fier. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëprmjet veprimeve korruptive dhe shpërdorimit të detyrës për një periudhe kohore dy javore, kundrejt marrjes se ryshfetit, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyren në objektin që kishin nën ruajtje, një sasi prej 400 litra naftê si dhe një sasi prej 75 copë tranversa në pronësi të firmës “Spiecapag” që është firma nënkontraktuese e Gazsjellësit Tap. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Karafil Agaçi, 32 vjeç, banues në fshatin Suk, Rroskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet korruptimit të punonjësve të SHPSF “Pelikani”nje sasi prej 55 copë tranversash, të cilat i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Artikulli paraprakI SËMURI VDES TRAGJIKISHT NË SPITAL
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA DHE PËRMBYSET, HUMB JETËN NJE SHTETASE