REAGOJNË AVOKATËT MBROJTËS : DO TI DREJTOHEMI GJYKATËS SË LARTË PËR LIRIMIN. Pas votimit në Kuvend, ku jepet autorizimi për prokurorinë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, policia ka ekzekutuar urdhër ndalimin për dy deputetët. Me urdhër të Prokurorit të përgjithshëm, fillimisht u arrestua Mark Frroku, në zonën e Kombinatit në ambientet e një biznesi të tij.

Më pas policia është parë në ambientet e shtëpisë së Tom Doshit, për ta shoqëruar në Policinë e Tiranës. Përveç arrestimit, policia ka ushtruar edhe kontroll në banesat e dy deputetëve. Por avokati mbrojtës i Tom Doshit, Vladimir Meçe, , e quan të paligjshëm arrestimin e klientit të tij, ndërsa deklaroi se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për të kërkuar lirimin e Doshit. Më herët, Tom Doshi ka deklaruar në rrjetet sociale se është i gatshëm të përballet me Prokurorinë. Doshi shprehet se nuk do të largohet nga Shqipëria deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Edhe avokati mbrojtjes I deputetit te arrestuar Mark Frroku, ka kundërshtuar vendimin e prokurorisë.

Artikulli paraprakTURQI SHPËRTHEN BOMBA, NJË I VDEKUR TRE TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA YMER STRINIQI