Dy punonjës policie dhe 5 shtetas të tjerë u arrestuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Fier.

Arrestim i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Cakrani 2019” për evidentimin dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe kapjen e autorëve të tyre.

“Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare.
Në këtë veprimtari kriminale dysho

het se është implikuar edhe Kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë, “Arrest me burg”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia thotë se si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre. Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit”, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë.
Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të mësipërm u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit.
Të arrestuarit
1. G.B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier;
2. Z.K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë Agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier;

3. B.Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Kryeplak i fshatit Cakran, Fier;
4. G.M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;
5. I.M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;
6. E.Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;
7. A.K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran Fier.

I shpallur në kërkim
Është shpallur në kërkim shtetasi F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDIGJEN 2 MAKINA , OBJEKTIV AUTOMJETI I NJË TË DËNUARI NË ITALI
Artikulli tjetërSHKOJNE PER TE VJEDHUR, I PIKAS KOMSHIU NGA BALLKONI, 3 SHQIPTARË NE PRANGA