Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë për shkak se u kanë dhënë ndihmë disa të huajve për të kaluar ilegalisht kufirin e Shqipërisë.

Të arrestuarit janë K.N., 25 vjeç, banues në Shkodër dhe M.F., 23 vjeç, banues po në Shkodër. Dy të rinjtë janë kapur në qytetin e Fierit teksa transportonin 5 sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Arrestimi i tyre u bë në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Mulliri i artë”. Ndërkohë të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË MIRDITË: 4 PERSONA DHUNUAN DHE PLAGOSËN ME ARMË 26 VJEÇARIN
Artikulli tjetërMETA DEKORON VETERANËT E LANÇ-IT: GJAKU S’BËHET UJË