Greqi, arrestohen dy shqiptarë me mbi 3 kg kokainë dhe armë

Policia ka zhvilluar dy operacione të ndryshme anti-drogë në Athinë duke arrestuar dy 38-vjeçarë shqiptarë me sasi të konsiderueshme kokaine. Ne operacionin e parë është arrestuar një 38-vjecar shqiptar, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 kg 15 gram kokainë. Ne operacioni e dyte u arrestua një tjetër shqiptar po 38-vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën 3 pako me 1 kg 321 gram kokainë, një pistoletë, 38 fishekë, 2 peshore, 2 celularë dhe një makinë. Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk publikohen nga policia greke, ndërkohë që operacioni vazhdon për zbulimin e rrjetit.

Artikulli paraprakME 43 KG DROGË NË BAGAZH I SHPËTON POLICISË, NË KËRKIM SHQIPTARI
Artikulli tjetërFAMILJA NE OPTIKEN PSIKOLOGJIKE