Itali, arrestohen dy shqiptarë, të fortët e trafikut të drogës

Tre shqiptarë, një 34-vjeçar dhe dy 37-vjeçarë, të ektimetuar nga mediat si “të fortë” në shpërndarjen e drogës në Terni, janë arrestuar mëngjesin e djeshëm. Siç raportojnë mediat lokale, pavarësisht se ishin dëbuar nga Italia, shqiptarët (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur), ishin kthyer sërish dhe u arrestuan në një shtëpi në një zonë rurale, mes Terni-t dhe Spoleto-s. Ata hodhën nga një dritare një paketim me 20 gram kokainë, por që ka përfunduar në duart e efektivëve. Më pas, me ndihmën e “Zero”, një nga qentë anti-drogë të policisë, u gjetën edhe 60 gr kokainë (në sifonin e WC-së dhe në një kavanoz të vendosur poshtë disa blloqesh betoni pranë një stalle derrash). Një nga të arrestuarit është përfshirë në një konflikt me armë zjarri dhe në një tentativë vrasjeje, në vitet e fundit në qendër të Terni-t, mes bandave në konflikt për të fituar kontrollin e shitjes së kokainës.