Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga polica italiane.

Në pranga kanë rënë Maringlon dhe Marius Alka. Dy vëllezërit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 32-vjeçari Alessandro Scalinci, bashkëpunëtor i dy vëllezërve shqiptarë. Të shtunën në mbrëmje karabinierët e Soleto-s kishin vënë re lëvizjet e dyshimta të personave dhe pas kontrollit ka arritur të zbulojë grupin e trafikantëve dhe të bëjë arrestimin e tyre. Në cilësinë e provës materiale atyre i’u sekuestrua rreth 400 gramë heroinë. Sipas policisë italiane, Maringlon Alka kishte tentuar të shpëtonte duke u hedhur nga një maja e çatisë së banesës, por raportohet se nuk ka pësuar lëndime. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka mundur të largohet pasi është bërë menjëherë arrestimi i tyre.

Artikulli paraprakSHËRBIMI SOCIAL DHE SFIDAT E SË ARDHMES
Artikulli tjetërHIPERTENSIONI, DSHP KONTROLLE DHE SENSIBILIZIM