Policia ka arrestuar dy shoferë të cilët u kapën duke drejtuar mjetin e tyre në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•M. Rr., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
•A. N., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 58 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Mesme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi u konstatua se në biznesin e tij, në fshatin Bërdicë e Mesme, blinte dhe shiste pjesë të ndryshme automjetesh të dyshuara të kontrabanduara dhe pa faturë tatimore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ NË LEZHË, DËME TË SHUMTA NË RRJETIN ELEKTRIK
Artikulli tjetërDRAFT-REZOLUTA E PE PËR SHQIPËRINË, RAMA: VLERËSIM I QARTË PËR VENDIN TONË!