Arrestimet – Greqi, dy të rinj shqiptarë vodhën 15 000 euro bizhuteri

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke për vjedhjen e një banese në Lehena, duke marrë prej andej një sasi të konsiderueshme bizhuterish, vlera e të cilave kapte shifrën e 15 000 eurove. Në pranga përfundoi një 22 vjeçar, ndërsa më herë ishte arrestuar një 21 vjeçar po nga Shqipëria. 21 vjeçari është arrestuar më 23 tetor. Krimi për të cilin ata akuzohen ka ndodhur më 13 shtator, ku kanë hyrë në banesën e 53 vjeçari, duke e grabitur atë. Për të kryer krimin, ata bashkëpunuan edhe me një shtetas indian, të cilët hynë në banesë nga ballkoni. Dosja hetimore e policisë është dërguar pranë prokurorit publik.

Artikulli paraprakIMZOT MASAFRA NE MESHE:NE EMER TE KISHES MOS MBILLNI BIME NARKOTIKE
Artikulli tjetërTRANSPORTONIN LIBRA SHQIP,PRANGA NE GREQI SHOFEREVE TE MINISTRISE SE JASHTME,LIROHEN PAS DISA ORESH