1.Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër , u bë arrestimi i shtetasit:-Frano Groshi 56 vjeç, banues në fshatin Mali Jushit, Bashkia Vau Dejës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është shpallur në kërkim me shkresë Nr.7543/1 sepse është gjetur me rilidhje të energjisë elektrike, në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale «Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike ». Neni 137 i Kodit Penal.
2.Bashkim Sula , 43 vjeç, banues në fshatin Golem, Bashkia Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është shpallur në kërkim me shkresë Nr.7866/1 datë 21.10.2015 sepse me datë 20.10.2015, i ka vjedhur 140.000 lek të reja, prindërve të tij A. S. dhe S. S.Materialet i kaluan Prokurrisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të « Vjedhjes » parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
3.Lin Todaj, 42 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi ka thyer xhamat e banesës me mjete të forta dhe ka dhunuar banesën e prindërve të tij shtetasit L. T. 70 vjeç, banues Shkodër. Materialet po i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale « Shkatërrimi i Pronës » dhe « Dhunimi i banues » parashikuar nga nenet 150 e 112 të Kodit Penal.
4.Asllan Hysa, 63 vjeç, , banues në Mehaj Koplik, Malësi e Madhe. Arrestimi i tij u bë sepse në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Dobre, është aksidentuar duke drejtuar mjetin Motorr, pa targa, pa leje drejtimi, të tipit NIPPONIA, duke u përplasur me automjetin tip Audi me targa VL 188 AE me drejtues shtetasin A. N. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore “& “drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.