1- Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkoder , u bë arrestimi në flagrance i shtetasit: – Robert Qarraj 28 vjeç, banues në fshatin Mali Jushit, bashkia Vau Dejës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në trup, bashkëshortes së tij shtetases A. Q.

29 vjeç, banuese në fshatin Mali Jushit, bashkia Vau Dejës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale « Dhunë në familje ». Neni 130/a të Kodit Penal.

2-
Agzon Hamzi, 47 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesen e tij në lagjën Iliria, është kapur me lidhje të paligjshme të energjise elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder per vepren penale «Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike ». Parashikuar nga Neni 137 i Kodit Penal .

3-
Benard Pellumbaj, 26 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkoder me vendim Nr 606, datë 19.11.2014, e ka denuar me 3(tre) muaj burg, i lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder me vendim Nr 310, datë 22.07.2015, për veprën penale të « Kanosje », parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder, per vepren penale «Kanosje ». Parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal .

4-
Ferit Halilaj, 47 vjeç, banues në fshatin Grude, Malësia Madhe. Arrestimi i tij u bë për vepren penale « Dhënia e ndihmes për ndërtim të paligjshem » , të parashikuar nga neni 199/b Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër për vepren penale « Dhënia e ndihmes për ndërtim të paligjshem » , të parashikuar nga neni 199/b Kodit Penal.