1. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkoder , u bë arrestimi në flagrance i shtetasit:
– Ali Kopliku 48 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkeshortes, SH. K. 45 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
—– ——- ——-
2.
– Kreshnik Lleshaj, 40 vjeç, banues në Qafe- Mali, Bashkia Fushe- Arrez.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë shtetasi F. Ll. 24 vjeç, banues në Qafe -Mali, ka bërë kallëzim se ka patur nje konflikt për motive pronësie me kushëririn e tij Kreshnik Lleshaj, i cili e ka qëlluar me grushta dhe kanosur me armë gjahu.
Gjatë kontrollit banesës së shtetasit Kreshnik Lleshaj, nga uniformat blu, u gjet e u sekuestrua në cilesinë e proves materiale një Arme gjahu Çifte e Markes Turke me nr. 8323
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Puke, për shtetasin Kreshnik Lleshaj, nenet 84, 280 e 90 i Kodit Penal.
——— ——— ——
3.
– Ali Hysaj, 57 vjeç, banues në fshatin Myselim, bashkia Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar motorçikleten tip ‘Dayang” me ngjyrë të zezë pa targa, i pa pajisur me lejedrejtimit, në rrugën levizja e Postribes lagja “Partizani” Shkodër, ne vendin e quajtur ndërtesa dykateshe parkete lominate, si rezultat i humbjes së kontrollit gjatë drejtimit të mjetit është përplasur me autoveturen tip Peugeot me targa AA 871 MH e cila ishte e parkuar , si rezultat i kesaj përplasje është dëmtuar drejtuesi i motorciçkletes , i cili mori mjekim në spitalin e Shkodres për dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Shkodër, për veprën penale “Drejtim mjetit ne menyre te parregullt”, parashikuar nga nenet 291 Kodit Penal.
———- ———- ———–
4.
– Ndue Guri , 29 vjeç banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë sepse në segmentin rrugor Grude e re – Stom Golem, vendi Stom Golem, Rrethina Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Yinxiang” me ngjyre të zeze, pa targa , i pa pajisur me leje drejtimit, si rezulatat i humbjes së kontrollit gjate drejtimit të mjetit është rrezuar në siperfaqen e asfaltit, për pasoje është demtuar e po merre mjekim ne spital Shkoder, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor“ & “Drejtim mjetit ne menyre te parregullt”, parashikuar nga nenet 290 e 291 Kodit Penal.