Operacion për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 (tre) persona për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përshtatjes së ambienteve për përdorim droge”.

1.    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkoder në vazhdimësi të Planit Operacional për kapjen e personave në kërkim si edhe të kontrolleve të vazhdueshme në automjete e lokale që janë elemente me tendenca kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Alfred Guri, 28 vjeç, banues në Shkodër.
– Dedë Ndou, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë të Komisariatit Shkodër në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambjenteve dhe lokaleve që janë elemente me tendenca kriminale, në ambjentet e lokal “Shoqnia” në pronësi të këtyre dy shtetasve në lagjen “Perlat Rexhepi” qyteti Shkodër dhe pikërisht në katin e dytë të këtij lokali, në një anësore është gjetur një qese plastike, ku brenda saj kishte material bimor në formë boçe të tharë e lëndës narkotike Canabis Sattiva, ku  pas peshimit rezultoi me peshë 7.3 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu po në vijim të planit operacional u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Naim Astregu, 26 vjeç, banues në fshatin ”Alimetaj”,  Bashkia Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Në lagjen Skenderbeg, në vendin e quajtur përballë derës se maternitetit të qytetit Shkodër, nga forcat e Policisë të Komisariatit Shkodër është kontrolluar automjeti Tip Wolsvagen- Passat, i cili ka qenë në lëvizje dhe drejtohej nga shtetasi S. D. 23 vjeç me banim ne fshatin Oblikë, Bashkia Shkodër, dhe në sediljen e pasme shtetasi Naim Astregu, ku gjatë kontrollit të shtetasit Naim Astregu në xhepin e xhakoventos i është gjetur një qese plasmasi, me ngjyrë blu, ku në brendësi të saj kishte material bimor me ngjyrë jeshile në gjendje të tharë në formë boçe me aromë dhe karakteristikat e lëndës narkotike Mariuanë, ku pas peshimit rezultoi me peshë 7 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhim dhe shitje e narkotikëve ” neni 283/a të Kodit Penal, shtetasi: Naim Astregu, ndërsa për veprën penale ”Përshtatjes së ambienteve për përdorim droge” neni 283/b të Kodit Penal, shtetasit: Alfred Guri dhe Dedë Ndou.