Katër punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës, mes tyre përgjegjësi, u arrestuan sot për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Në pranga ranë: – Sulejman Xheleshi, Përgjegjës i PKK Trebisht; – Shehat Kazani, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë; – Sulejman Islami, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë; – Vinar Seitaj, trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK Trebisht. Arrestimi i tyre u bë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas hetimeve të nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara dhe që zgjatën rreth 3 muaj “4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë’ informon ministria e Brendshme.

Operacioni u kodua “Trebishti” SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën ankesa@shcba.gov.al.

Artikulli paraprakTUZ, KREMTOHET 550 VJETORI I SKËNDËRBEUT
Artikulli tjetërMAGAZINA E 57-VJEÇARIT SULMOHET ME GRANATË