Arrestohen shqiptarët me 200 kg kanabis

 

Një tjetër ngarkesë droge me origjinë nga Shqipëria është sekuestruar nga policia greke ditën e sotme. Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe një 63-vjeçar shtetas i huaj. Droga transportohej me një automjet ku udhëtonin të tre personat. Pas peshimit rezultoi se pesha e kanabisit ishte 213 kilogramë. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që goditet trafiku i drogës nga Shqipëria në Greqi. Në fundjavë u arrestuan dy shqiptarë nga policia greke që transportonin 392 kg kanabis.

Artikulli paraprakPASURITË E ZYRTARËVE, “ANTIMAFIA” PËRFSHIN EDHE KORRUPSIONIN
Artikulli tjetërRUSIA BASHKË ME TURQINË BOMBARDOJNË ISIS NË SIRI