Arrestohet 19-vjeçari: Trafikoi të dashurën 14 vjeçe për prostitucion në Kosovë

Një vajzë e mitur, vetëm 14 vjeçe, me iniciale I.K. është trafikuar për në Kosovë për t’u shfrytëzuar si protitutë. Tutori është djali që u hoq sikur e dashuronte, Klevis Mulgeci, 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar dje. Policia e Tiranës njoftoi se Mulgeci “dyshohet të ketë trafikuar jashtë shtetit, në Kosovë, shtetasen e mitur I.K, e datëlindjes 20.09.2002, me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Arrestimi, sipas nenit 128/b i Kodit Penal.” Mulgeci e kishte njohur vajzën në Tiranë, kur ajo banonte në rrugën “Don Bosko”. Ai e ka mashtruar duke i thënë se do të shkonin me pushime në Kosovë, por atje e ka detyruar të bëhet prostitutë. Tani policia po heton se cilët janë personat me të cilët bashkëpunoi ai.

Artikulli paraprakSHQIPTARI SHKAKTON AKSIDENTIN DHE LARGOHET PA NDIHMUAR TË PLAGOSURIT, DENONCOHET
Artikulli tjetërRAMA NË FUSHË KRUJË: DO TË DËMSHPËRBLEHEN FAMILJET E PËRMBYTURA