Arrestohet 20-vjeçari, dhunoi fizikisht gjyshin

 

Efektivët e Seksionit për krimet kanë arrestuar 20 vjeçarin Rafael Arapin, banues në lagjen Uznovë të Beratit. Sipas informacioneve të policisë 20 vjeçari ka ushtruar dhunë nda gjyshit të tij 60 vjeçar, me iniciale Q.Ç, banues Berat. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së denoncimit nga i moshuari. 60 vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Beratit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “ Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.