Nje 20-vjeçar eshte arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nje 16-vjeçare ne plazhin e Shengjinit.Rasti eshte regjistruar pasditen e se enjtes dhe kallellezimi eshte bere nga vete e mitura, e cila ka vene menjehere ne levizje policine. Keta te fundit arrestuan 20-vjeçarin me iniciale K.N dhe po vijone veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, per zbardhjen e rrethanave te ketij rasti. Ndërkohë, në Kurbin, një aksident rrugor ka sjellë plagosjen e tre shtetasve. Policia ben me dije se Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 70 vjeç, banues në Milot. Ky i fundit, duke drejtuar një automjet, është përplasur me mjetin që drejtonte shtetasi P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerë në mjetin e shtetasit P. B. kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprak2 RASTE PLAGOSJEJE ME THIKË NË 24 ORË, ARRESTOHEN AUTORËT
Artikulli tjetër“GJUHA SHQIPE DHE KULTURA SHQIPTARE NË EPOKËN DIGJITALE”