Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Ndalohet një shtetas në kërkim Më datë 05.07.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Ndoc Lleshi, 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër.

Për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me shkresë Nr.5314, datë 01.06.2016, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Kapja e këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Artikulli paraprakIRANIANËT I KTHEHEN PELEGRINAZHIT TË HAXHIT
Artikulli tjetërMBAHET SEANCA DËGJIMORE MBI RRITJEN E TARIFËS SË UJIT