Shkodër-Arrestohet në flagrancë një person për « Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake » Nga Specialistet për Krimet, në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Eduard Gjergjvata, vjeç 25, banues në Fshatin Rranxa, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau-Dejës, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar brenda rrethimit të banesës së tij, në Fshatin Rranxa, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau-Dejës Shkodër, ku në një barakë që shërbente si stallë për derra, ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatikë Model 56, me një krëher, me 17 (shtatëmbëdhjet) copë fishekë, të cilin ky shtetas e mbante pa leje. Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për « Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake », neni 278/2 i Kodit Penal.