Arrestohet 26-vjeçari, tentoi të hyjë në Shtëpinë e Bardhë

Një person u arrestua të shtunën pasi kapërceu rrethimin e Shtëpisë së Bardhë dhe hyri në territorin e brendshëm, shkelja më e fundit e sigurisë kjo në rezidencën zyrtare të presidentit të SHBA. Ky i fundit, ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë, kur personi që mbante një çantë shpine, u ngjit mbi rrethim ndërsa oficerë me uniformë e arrestuan menjëherë atë. I dyshuari, i identifikuar në dokumentet e Gjykatës si banor i Kalifornisë, Jonathan Tran, 26 vjeç, do të dalë para një Gjykate Federale të hënën pasi një gjykatës e la më herët në arrest me burg atë. Presidenti Donald Trump, kishte falenderuar më herët shërbimet sekrete dhe agjentët për ndalimin e shkelësit. Ai tani akuzohet për hyrje në një territor të ndaluar dhe përballet me maksimumi 10 vite burg. Incidenti, ndodhi pavarësisht një numri masash për rritjen e sigurisë, që pasuan një ngjarje të ngjashme në 2014-ën, që çoi në dorëheqjen e drejtoreshës së shërbimit sekret, Julia Pierson. 26-vjeçari nga Kalifornia, sidoqoftë, i kish thënë agjentëve se ishte një mik i presidentit dhe kishte një takim me të. Ai mbante edhe një letër që ia kishte shkruar Trump ku përmendeshin hakerat rusë dhe tha se kishte informacione të rëndësishme. Sipas shërbimeve sekrete, ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.