Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. E., 28 vjeç, banues në fshatin Muriqan, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin T. P., 39 vjeç, banues në fshatin Ishull. Si pasojë ka marrë disa dëmtime shtetasi P. K., 60 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin T. P.

•Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. M., 75 vjeç, banues në Tuz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-K. P., 20 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, pasi duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë ka marrë disa dëmtime të lehta.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 72 vjeç, banues në fshatin Rranxa, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Gj. M., 83 vjeç, banues në fshatin Rranxa, se 72-vjeçari i ka përvetësuar një sipërfaqe toke me dokomenta të falsifikuara.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-I. T., 41 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet të blinduar dhe gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur shenja dalluese si të policisë, radio dhe fenelina të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin;

– A. P., 58 vjeç, banues në fshatin Berdicë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakFEMRAT ME KONTRIBUTE BËHEN BASHKË NË LEZHË
Artikulli tjetërINSTALOHEN KALDAJAT NË SHKOLLËN “BRANKO KADIJA”