Nje 30-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës, udhetonte i armatosur me nje arme zjarri pistolete.Sipas bluve Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tranziti”, ku në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi, në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer një shtetas i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, shtetasit Gledis Ustabeqiri 30 vjeç, banues në Shkodër, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak.Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi Gledis Ustabeqiri u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë, ndersa Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë prane Gjykates se Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë, për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakPOLICIA, PROCEDOHEN 5 SHTETAS
Artikulli tjetërKANCERI I GJIRIT PO SHFAQET EDHE TEK TË RINJTË