
Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, pasi ka shkelur disa rregulla të qarkullimit dhe ka refuzuar t’i bindet urdhrave të Policisë.Jetmir Moriqi, banues në fshatin Bushat, u ndalua në rrugën dytësore “Milot-Lezhë”, pasi nuk iu bind urdhrit të patrullës së Policisë Rrugore për të ndaluar automjetin, dumd vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar sigurinë rrugore.Pas ndalimit, ndaj tij është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv, duke konfirmuar se ndodhej në gjendje të dehur në momentin e drejtimit të automjetit. Gjithashtu, verifikimet zbuluan se ai nuk posedonte leje drejtimi, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuzat “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, ku Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.






