Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të telefonave celular.

“Në pranga u vu Abdyl Peqini nga Tirana pasi në datë 18.12.2017, rreth ores 11:30, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “5 Maji”, tek tregu, telefonin , shtetases R. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale tefefoni i vjedhur”, tha policia. Ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte : -Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobuzit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat.

Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, tek stacioni i autobuzit të unazës, i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë . Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË SHTETAS NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetërTRAFIK KOKAINE SHQIPËRI-ITALI, DROGA TRANSPORTOHEJ ME LINJA AUTOBUSI