Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi i janë gjetur dy doza heroinë me vete.

Burime zyrtare të policisë së Sarandës bëjnë të ditur se Ibrahim D., 38 vjeç gjatë një kontrolli policor i është gjetur me vete dhe sasia e drogës.

Ndërkaq, policia e Delvinës ka arrestuar Ardian S., 46 vjeç pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.