
Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Qendrën e Hulmutimeve “Minber” ka organizuar një aktivitet në ambientet e hotel “Colosseo” në Shkodër ku I ftuar ishte Prf. Dr Mehmet Gormez, drejtor i institutit të mendimit Islam. Myftiu I Shkodrës, Imam Muhamed Sytari gjatë fjalës së tij shprehu kënaqësinë për vizitën e Gormezit në Shqipëri.
Prof,dr Gormez foli rreth temës “Shoqëria islame dhe koncepti ymetit”, ndërsa u ndal edhe tek roli I fesë islame në lehtësimin e jetës njërzore dhe shoqërive bashkëkohore.
Të pranishëm në këtë takim ishin imamë, teologë, intelektualë, drejtues institucionesh, si dhe grupe të rinjsh.