
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallzim një 45 vjeçare, banuese në Shkodër, se 38-vjeçari e pëndjek dhe e ka kanosur atë. Ndërkohë, policia e Shkodrës bën me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 77 vjeç, banues në Koplik, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë ka mbetur i demtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.