
Arrestohet 46 vjeçari i kërkuar në Itali për pjesëmarrje në organizata kriminale
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit është arrestuar nga policia e Vlorë. Në pranga përfundoi, Ledio Zykaj 46 vjeç, banues në Vlorë. “Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, sepse Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Pjesëmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian”, sqaron policia. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.






