Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës. Deputeti i VV-së është arrestuar derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës. Gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir Kalludra, këtë veprim e ka marrë pasi që Kurti, Haxhiu, e Kadaj, kanën hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.