Arrestohet avokati, ishte në kërkim për shpërdorim detyre

TIRANË-Një avokat është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të në kërkim: – Nikolin Vata, 53 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me shkresën e datës 24.06.2017, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike” të parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT GRABISNIN BIZNESIN NË JANINË
Artikulli tjetërÇIFTI SHQIPTAR KAPET ME 600 MIJË PAUND KOKAINË, 4.5 KG U GJET TEK PARMAKU