Mikel Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë është vetëdorëzuar në polici. Burime policore bënë me dije se pas kontrolleve të shumta, rrethimit të zonës dhe pas ndërmjetësimit nga ana e familjarëve dhe avokatit të tij, u bë e mundur që Alia të dorëzohej në orën 8:00, pranë një karburanti në Milot.

Ky i fundit akuzohet se ka nxjerrë në pritë Zefin, të cilin mendohet se e ka pasur shok të ngushtë. Siç është raportuar dhe më herët Zefi ka qenë në gjakmarrje për shkak të një vrasje që vëllai i tij kishte kryer në Durrës, ku viktimë kishte ngelur Martin Ndreca.Për shkak të frikës nga hakmarrja, Zefi qëndronte i ngujuar.

Ditën kur ndodhi ngjarja Mikel Alia i kishte thënë Zefit se kishin një punë dhe se të dy bashkë kishin dalë nga shtëpia. Mësohet se rreth orës 23:20 viktima dhe Mikel Alia kishin fikur telefonat dhe nga ai moment humbi lidhjet mes tyre.

34-vjeçari u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së “Kombit”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLUFTA E KOSOVËS, RRËFIMI I PAZAKONTË I MOTËR VALBONËS
Artikulli tjetërSHKODËR, KISHA LIBËR NË 20-VJETORIN E REFUGJATËVE KOSOVAR