Arrestohet biznesmeni, u kap me drogë

Pronari i një servisi është vënë në pranga pasi në biznesin e tij është gjetur një sasi prej 10 kilogramësh lëndë narkotike. Burime zyrtare nga Policia e Korçës thanë se është vënë në pranga Sokol Bardhollari, 27 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij është bërë sepse gjatë një kontrolli të ushtruar dje në një servis që shërbente për lyerje automjetesh, në lagjen numër 4 në Korçë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 10 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa, e vendosur në një qese plasmasi ngjyrë të zezë. Pas arrestimit, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzën e “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakSHQIPTARI DHE RUMUNIA KAPEN ME DHJETËRA DOZA KOKAINE
Artikulli tjetërSHBA: MIRËPRESIM LARGIMIN E PRENGËS. MOS LEJONI KRIMINELËT TË KANDIDOJNË