Policia e Shkodrës ka arrestuar biznesmenin shkodran Gëzim Bala 61-vjec në tentativë për t’u larguar nga vendi. Policia thotë se pronari i një fabrike është vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim në kundër të aksionit kundër informalitetit. Policia njofton se Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar

se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë. Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës

materiale. Cështja I është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ndërkohë biznesmeni Gëzim Bala akuzohet për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Artikulli paraprakKARDINAL ERNEST TROSHANI PAS 56 VITESH VIZITON QELINË
Artikulli tjetërTONIGHT – 19.11.2019