Një tjetër skandal seksual ka shpërthyer në Shqipëri, pas abuzimit seksual të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj. Shefi i Postës së Policisë në Fushë-Arrëz është ndaluar mbrëmjen e 5 qershorit, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë brenda komisariatit. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në vitin 2015, por është denoncuar së fundi nga vajza, në prani të një psikologu.

Njoftimin për këtë ngjarje e ka bërë vetë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave duke thënë se Shefi i Stacionit Policor Fushe Arrëz është i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune. SHCBA thotë se bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, vajza eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne Shkoder.

Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër por ra pre e abuzimit nga vetë punonjësi i policisë. Efektivi I.D dyshohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme shefi i Stacionit Policor në Fushë-Arrëz është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit. I dyshuari për marrëdhënie seksuale me dhunë është përjashtuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Urdhri ka ardhur menjëherë pas denoncimit nga vajzë edhe para arrestimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.