Gjin Guri personi i cili shkëmbeu zjarr me policinë përpara në një aksion anticanabis në Dukagjin është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Guri ishte shpallur në kërkim nga organet e rendit pasi ai është i dënuar me vendim te formes se prere me 7 vjet e dy muaj burg per “Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake” dhe “Kanosje”. Arrestimi u bë i mundur në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. 

GJIN GURI NUK KA BËRË REZISTENCË NDAJ FORCAVE TË POLICISË 

Mësohet se gjatë arrestimit Guri nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të rendit.Policia kishte informacion paraprak për venndndodhjen e tij dhe rrethimin e banesës e ka bërë orët e para të mëngjesit. 

Gjin Guri dyshohet edhe si kultivues I bimës narkotike në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Shosh ai për të shmangur kontrollet në parcelat e tij të Canabisit qëlloi me armë zjarri drejt policisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk u shënuan të lënduar në njerëz.