Një qytetar grek është arrestuar në Komboti, pranë Artës, për transportimin e një sasie të madhe droge.

49 vjeçari u ndalua për kontroll të makinës që drejtonte. Brenda u gjetën 122 paketa që kishin gjithsej 129 kg kanabis. I arrestuari u dërgua në prokurori, ndërsa policia dyshon se burimi i drogës ishte Shqipëria dhe se ai e kishte marrë diku pranë kufirit të gjelbër.