Policia e Elbanait bën të ditur se ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të akzuar për vjedhje të banesave. 19 vjeçari i ndaluar nga Policia dyshohet se ka hyrë në një shtëpi në Peqin dhe aty ka marrë një sasi parash dhe dy telefona celularë.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Berhan Sharka, 19 vjeç banues në Peqin. Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë natës në Lagjen “Teqe” Peqin dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit S.P., 44 vjeç ku ka marrë një sasi lekësh dhe dy aparatë celularë të markave të ndryshme. Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lekët dhe dy aparatet celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.