Policia e Shkodrës ka arrestuar 33 vjecarin Spartak Haxhija, me detyre hartograf ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajteshme ne Shkoder.

Sipas te dhenave te policise se Shkodres, behet me dije se Kapja dhe ndalimi i shtetasit Spartak Haxhija u bë, sepse nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër kishte dalë Urdhëri për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Nr.1112, datë. 26.11.2015, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, pasi ishte me detyrë si hartograf në zyrën e Hipotekës Shkodër.Ky arrestim rendon akoma me teper situaten ne hipoteken e Shkodres, ku vertetohen abuzimet dhe situaten aspak pozitive ne kete institucion i cili lidhet drejtperdrejte me pronat ne Shkoder. Nderkohe qe materialet ne lidhje me kete ceshtje tashme i kane kaluar Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.