Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov është arrestuar sot në mëngjes me urdhër të Prokurorisë Publike. Mediat maqedonase shkruajnë se Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend të 27 prillit, kur e drejtoi shtabin operativ të MPB-së.

Prej strukturave më të ulëta të MPB-së është theksuar se dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprimin e policisë, me çka e ka vënë në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve. Përveç Mitko Çvkovit janë ndaluar edhe 15 persona të tjerë në mesin e të cilëve gjenden edhe deputetë dhe qytetarë që morën pjesë në dhunën e 27 prillit.

Mes të arrestuarve janë edhe deputeti që hapi dyert e Kuvendit, Kërste Mukovski, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov-Qoseto, ish drejtori i Fondit Shëndetësor Sashe Stefanovski dhe të tjerë.