
Ky që shikoni në këtë foto quhet Arsenije Stanovic nga Mali I Zi dhe është 22 vjec
Ai ka rënë në rrjetën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar i dyshuar për vrasje.
Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të të riut nga Mali I Zi. Sipas uniformave blu, i riu kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri, ndërsa pas arrestimit është bërë deportimi i tij drejt Malit të Zi.
Fale bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij. Shtetasi Arsenije Stanovic dyshohet se ka vrarë të dashurën e tij ruse Anastasije Lasmanove.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 11 maj të këtij viti. Mësohet se policia kishte mbledhur shumë prova materiale që tregonin se pas krimit dyshohet se fshihej i riu, pasi thuhet se janë gjetur gjurmë që pasi iu bënë analizat rezultuan se përkojnë me ADN e 22-vjeçarit.Malazezi ishte djali i një komandanti të policisë kufitare në aeroportin e Tivarit.
Ai ishte në një lidhje me vajzën ukrainase, 8 vite më të madhe dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dhe i ka shtypur kokën. Kamerat e sigurisë së ndërtesës ku banonte 22-vjeçari si dhe lista e thirrjeve telefonike nga celulari i vajzës kanë bërë të mundur identifikimin e tij.
Një mik i vajzës kishte telefonuar policinë duke denoncuar zhdukjen e saj. Ai kishte thënë se nuk arrinte të komunikonte me Anastasije Lašmanoven. Kishte shkuar dhe banesë por askush nuk e hapte derën. Zjarrfikësit thyen derën e apartamentit dhe gjetën skenën e tmerrshme


