Arrestohet me 45 kg tritol e një arsenal armësh

Një sasi e konsiderueshme tritoli është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga është vendosur një 38-vjeçar nga Tepelena. Burime nga policia thanë se kanë përfunduar me sukses operacionin “Fuqia”, ku kanë bërë arrestimin e Ylli Done, 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë). Operacioni Fuqia kap 45 kg tritol by news-al Arrestimi i këtij shtetasi u bë në afërsi të Qendrës Tregtare “Casa Italia”. Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan: 45 kg tritol, (309 kallëpe), 5 copë eksploziv plastik, 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini, 10 granata mbrojtëse, 720 copë fishekë model 56, 10 ndezësa unifikues granatash, 1 qese transparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale, një kovë plastike dhe dy çanta dy qese të zeza dhe polipoleni të bardhë dhe Një telefon celularë i markës “Nokia”. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Artikulli paraprakDORËHIQET DREJTORI I PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE TË PISTA
Artikulli tjetërHEROINË, KOKAINË E HASHASH, 3 SHQIPTARË NË PRANGA