Një mësues 64 vjeç është arresutar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se kryente veprime të turpshme me një nxënëse 14-vjeçe.

Policia sqaron se mësuesi është Hasan. M nga Tirana dhe punonte në një shkollë 9-vjeçare në kryeqytet. “Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.”